Filmat e fëmijëve po promovojnë obezitetin!

Shëndetësia

Filmat e fëmijëve po promovojnë obezitetin!

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 21:18
Ilustrim

Filmat e animuar, mund të nxisin krizën e obezitetit.

Kjo pasi sipas një studimi të ri, rezulton se pothuajse të gjithë filmat e tillë u shfaqin ushqime jo të shëndetshme.

Nga filmat më të shitur të fëmijëve të lëshuar gjatë viteve të fundit, 87 për qind nga ta shfaqin ushqim jo të shëndetshëm, ndërsa të gjithë përfshijnë sjelljen e promovimit të obezitetit thuhet në hulumtim.

Filmi “SpongeBob Movie: Sponge Out of Water” i vitit 2015 përmban disa skena në restorantin amerikan “Krusty Krab”, me persona me mbipeshë që luajnë rolin në darkë me hamburgerë.

Si pasojë hulumtuesit nga Universiteti Duke thonë se fëmijët mund të mësojnë nga personazhet e filmave të tillë dhe të imitojnë sjelljet e ngrënies që shohin në ekran nëse shohin karakteret si përfaqësime të vetes.

Rreth 32 përqind e fëmijëve të moshës ndërmjet dy dhe 19 vjeç në SHBA janë mbipeshë, ndërsa 17 përqind janë të trashë.

Të rinjtë që mbajnë peshë shumë të madhe kanë më shumë gjasa të jenë të trashë në jetën e mëvonshme, duke i vënë ata në rrezik të diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe kancereve të caktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat