Niveli i vitaminës D te nënat dhe shëndeti i dhëmbëve te fëmijët

Shëndetësia

Niveli i vitaminës D te nënat dhe shëndeti i dhëmbëve te fëmijët

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë pasur nivel të ulët të vitaminës D vuajnë nga problemet dhëmbëve, njoftojnë shkencëtarët kanadezë.

Një studim i realizuar në Universitetin e Manitobës bazohet në përcjelljen e nivelit të vitaminës D te 206 pjesëmarrës, të cilat kanë qenë në tremujorin e dytë të shtatzënisë.

Nga ky numër, vetëm 21 (10%) e shtatzënave kishin pasur nivel adekuat të vitaminës D.

Hulumtuesit supozojnë se mungesa e vitaminës D te këto femra është si pasojë e konsumimit të pamjaftueshëm të qumështit dhe vitaminave shtese prenatale, shumë të nevojshme.

Analiza e mëtutjeshme ka treguar se niveli i ulët i vitaminës D te nënat ka të bëjë me prirjen e fëmijëve të tyre për t’iu dëmtuar smalti i dhëmbëve.

Po ashtu edhe dëmtimin e përgjithshëm të dhëmbëve në fëmijërinë e hershme, njofton revista “Pediatrics”.

Vitamina e “rrezeve të diellit” tani është një temë aktuale në mbarë botën si një problem shëndetësor publik global i cili prek diku 1 bilion njerëz në mbarë botën.

Quhet kështu, sepse, burimi i kryesor i kësaj vitamine në organizëm është ndikimi i rrezeve të diellit direkt në lëkurën tonë, e cila me procese të njëpasnjëshme sintetizon këtë vitaminë joaktive e cila aktivizohet nga mëlçia dhe pastaj nga veshkat.

Në formën e saj aktive Vitamina D vepron në shumë organe dhe sisteme organesh duke mundësuar procese shumë të rëndësishme për organizmin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat