Kur dhe çfarë duhet të hani pas ushtrimeve?

Shëndetësia

Kur dhe çfarë duhet të hani pas ushtrimeve?

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 21:42
Ilustrim

Ekziston një mendim që nuk duhet të hani menjëherë pas stërvitjes.

Por kjo është krejtësisht e gabuar! Në fakt, është mirë që ju të konsumoni sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të përfundoni stërvitjen.

Nëse prisni shumë pas stërvitjes, trupi juaj do ta ruajë ushqimin si yndyrë në vend që të “ushqejë” muskujt.

Është e këshillueshme poashtu që të konsumoni një vakt të vogël në mes të 30-60 minutave pas ushtrimeve fizike.

Kjo periudhë quhet “ora e artë” pasi kjo është koha kur muskujt janë të prirur për të marrë lëndë ushqyese nga ushqimi që sjellin dhe kompensojnë energjinë e humbur.

POR ÇFARË TË KONSUMONI?

Shumë njerëz ndihen të uritur pas ushtrimeve fizike dhe kjo mund të bëjë që ju të hani më shumë se sa duhet dhe madje të konsumoni edhe ushqimet e gabuara.

Është e këshillueshme që pas ushtrimeve fizike të kompenzoni 50 % të kalorive që ju shpenzoni me aktivitet fizik.

Prandaj nëse shpenzoni 600 kalori, ju duhet të ktheni 300 kalori pas ushtrimeve.

Ushqimet që duhet t’i konsumoni pas stërvitjes duhet të përmbajnë proteina dhe vitaminë A pasi bëjnë që muskujt tuaj të ndihen të relaksuar.

Karrota dhe lëng karrotash

Mango

Fruta të thara si kajsitë

Arra, bajame, lajthi

Patate

Speca të kuq

Spinaq

Vezë

Jogurt me fruta

Milk shake ose banana shake

Qumësht me çokollatë me pak yndyrë

Sanduiç me tuna

DHE Konsumoni shujë ujë, preferohet të konsumoni 500-600 ml pas ushtrimeve fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat