Forconi sistemin imunitar me kërpudha

Shëndetësia

Forconi sistemin imunitar me kërpudha

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 10:35
Ilustrim

Nëse doni që të përforconi sistemin imunitar një supë me kërpudha do të ishte ideale.

Kërpudhat kanë përmbajtje më të lartë në proteina krahasuar me perimet e tjera.

Kjo është këshilla që japin dy dietologet Rolina dhe Viktoria Naco, sipas të cilave, ky produkt është mjaft i rëndësishëm për t’u shtuar në menu, sidomos nëse nuk konsumoni mish, apo peshk.

“Kërpudhat kanë vlera të larta ushqyese duke qenë se përmbajnë shumë fibra, vitamina dhe minerale. Gjithashtu kërpudhat kanë një përmbajtje të lartë bakri dhe seleni ndërkohë që janë edhe burim shumë i mirë fosfori, zinku dhe kaliumi, por edhe i vitaminës D dhe B”, shprehen ato.

Për këtë arsye është e këshillueshme që kërpudhat duhet të jenë më shpesh pjesë e menusë.

“Kërpudhat janë shumë të mira për të përforcuar sistemin imunitar dhe një supë me kërpudha do të ishte ideale. Kërpudhat kanë përmbajtje më të lartë në proteina krahasuar me perimet e tjera”, theksojnë dietologet.

Prandaj mundohuni t’i konsumoni më shpesh në gatimet tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat