Gjithçka që duhet të dini për diabetin: Cilët janë shkaktarët dhe cilat janë simptomat

Shëndetësia

Gjithçka që duhet të dini për diabetin: Cilët janë shkaktarët dhe cilat janë simptomat

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:55
Ilustrim

Simptomat e diabetit përfshijnë etjen dhe urinimin e shpeshtë, rritjen e urisë, lodhje, dobësim të shikimit, plagë të cilat nuk shërohen, humbje e pashpjeguar e peshës, etj.

Simptomat e tipit 1 të diabetit mund të fillojnë shumë shpejt, brenda javëve. Simptomat e tipit 2 të diabetit zakonisht zhvillohet ngadalë – përgjatë viteve – dhe mund të jenë aq të lehta sa nuk vërehen fare.

Shumica e njerëzve me tipin 2 të diabetit nuk kanë fare simptoma, ndërsa disa njerëz nuk e zbulojnë që e kanë këtë sëmundje derisa të fillojnë të kenë probleme shëndetësore që ndërlidhen me diabetin – siç është dobësimi i shikimit apo problemet me zemër.

Çka e shkakton tipin 1 të diabetit?

Tipi 1 i diabetit shkaktohet kur sistemi i imunitetit, i cili është sistem i trupit për luftimin e infeksioneve, e sulmon dhe shkatërron insulinën – duke prodhuar qeliza beta të pankreasit. Shkencëtarët mendojnë se tipi 1 i diabetit shkaktohet kryesisht nga gjenet dhe faktorët tjerë si viruset e ndryshëm.

Çka e shkakton tipin 2 të diabetit?

Tipi 2 i diabetit – forma më e zakonshme e diabetit – shkaktohet nga shumë faktorë, duke përfshirë faktorët e stilit të jetesës dhe gjenetikën.

Mbipesha, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik

Jeni më të prirë ta zhvilloni tipin 2 të diabetit nëse nuk jeni aktiv fizikisht dhe jeni mbipeshë apo obezë. Pesha e tepërt ndonjëherë shkakton rezistencë të insulinës dhe është e zakonshme te njerëzit me tipin 2 të diabetit. Edhe lokacioni se ku gjendet masa dhjamore e trupit ka rëndësi. Dhjami i tepërt në bark është i ndërlidhur me rezistencë të insulinës, tipin 2 të diabetit, si dhe me sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut.

Rezistenca e insulinës

Tipi 2 i diabetit zakonisht fillon me rezistencën e insulinës, dukuri ku muskujt, mëlçia dhe qelizat nuk e shfrytëzojnë insulinën mirë. Si rezultat, trupi ka nevojë për më shumë insulinë që ta ndihmojë glukozën të futet në qeliza. Fillimisht, pankreasi krijon më shumë insulinë për t’i përmbushur kërkesat e shtuara, por me kohën pankreasi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë dhe kështu rriten nivelet e glukozës në gjak.

Gjenet dhe historia familjare

Njësoj sikur në tipin 1 të diabetit, gjene të caktuara mund t’ju bëjnë më të prirë ta zhvilloni tipin 2 të diabetit. Kjo sëmundje priret të trashëgohet, ndërsa është më e shpeshtë edhe në grupe të caktuara etnike dhe racore.

Çfarë tjetër e shkakton diabetin?

Mutacionet gjenetike, sëmundjet tjera, dëmtimet e pankreasit, dhe medikamentet e caktuara mund ta shkaktojnë diabetin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat