Shenjat që paralajmërojnë praninë e cisteve në vezore

Shëndetësia

Shenjat që paralajmërojnë praninë e cisteve në vezore

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 13:53
Ilustrim

Cistet janë qeska të mbushura me lëng brenda ose në sipërfaqe të vezores.

Shumica e grave bëhen me ciste të paktën një herë gjate jetës. Shumica e cisteve vezoriale shoqërohen me pak probleme dhe nuk janë të rrezikshme, ndërsa pjesa më e madhe e tyre zhduken pa trajtim brenda pak muajsh.

Shumica e cisteve nuk japin simptoma, por nëse ka ato përfshijnë çrregullime menstruale, dhimbje pelvike, dhimbje të fundit të barkut gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve, të përziera, të vjella, dhimbje të gjoksit, shtypje në zorrën e trashë.

Ju duhet kërkoni ndihmën e mjekut në rastet kur dhimbjet e fundit të barkut janë forta, keni dhimbje të shoqëruar me ethe dhe të vjella, si dhe kur keni shenja të shokut si shpeshtim të frymëmarrjes, dobësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat