Një pajisje dore mund të identifikojë kancerin në 10 sekonda

Shëndetësia

Një pajisje dore mund të identifikojë kancerin në 10 sekonda

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 06:44
Ilustrim

Disa shkencëtarë të Universitetit të Texasit në SHBA, kanë deklaruar se përmes një pajisjedore mund të identifikojnë indet kanceroze në vetëm 10 sekonda.

Sipas tyre, pas këtij zbulimi, mund të bëhen ndërhyrje kirurgjikale për t’a hequr tumorin më shpejt, më të sigurtë dhe më preciz.

Ata shpresojnë se do të eleminojnë dyshimet se pas operacionit të ketë mbetur ndonjë ind kanceroz.

Provat e publikuara në “Science Translational Medicine”, dëshmojnë se teknologjia e ka saktësinë në 96 për qind të kohës që punon.

Pajisja ‘MasSpec Pen’ ka avantazhin e një metabolizmi unik të çelizave të kancerit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat