Luftoni dhimbjet e ndryshme me ushqime

Shëndetësia

Luftoni dhimbjet e ndryshme me ushqime

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 07:18
Ilustrim

Dhimbjet e ndryshme jo domosdoshmërisht duhet t’i bëni ballë dhe t’i mundni me barna.

Më poshtë janë disa ushqime që ju ndihmojnë t’i luftoni disa nga dhimbjet dhe problemet shëndetësore më të shpeshta.

Dhimbje e muskujve

Qershitë -një grusht me këtë frut ose dy gota me lëng qershie në ditë, do të ndihmojnë që të zvogëloni dhimbjen e muskujve.

Qershitë përmbajnë enzimë anti-inflamatore si iboprofenot, por pa asnjë efekt anësor dhe efekt të kundërt në stomak dhe veshka.

Probleme me memorien

Farat e lulediellit – konsumoni një çerek filxhani në ditë. Farat e lulediellit janë të pasura me vitamin E, që mbron neuronet në tru nga stresi i akumuluar, kështu që do të keni mbamendje më të mirë.

Mungesë koncentrimi

Vezët – konsumoni një ve në ditë. Vezët përmbajnë lëndë ushqyese që ndihmojnë trurin të transmetojë urdhrat në pjesën tjetër të trupit tuaj dhe në të njëjtën kohë ruan strukturën e membranave qelizore.

Lëkurë me rrudha

Portokalli – konsumoni një portokall ose dy gota me lëng portokalli në ditë. Vitamina C ndihmon trupin që të prodhojë kolagjenin, një proteinë që e mban lëkurën të re.

Depresioni

Orizi ngjyrë kaf – konsumoni një filxhan të orizit të gatuar kaf në ditë. Karbohidratet ndihmojnë që të prodhojnë serotoninin që ndihmon me depresionin.

Pagjumësia

Mishi i pulës – Konsumoni së paku 100 gramë në ditë. Mishi i pulës përmban një aminoacid që ndihmon trupin për të prodhuar hormonin melatonin që ndihmon për të fjetur më mirë.

Sytë e enjtur

Çaji i gjelbër – Konsumoni së paku një filxhan çaji të gjelbër në ditë, pas shujtës. Ky çaj do të bëjë që rrathët e zinj rreth syve të zvogëlohen. Poashtu, çaji i gjelbër ndihmon që ënjtja në trup të reduktohet.

Mungesë energjie

Bananet – konsumoni një banane në ditë. Bananja është e pasur me potasium dhe magnezium që janë elementet kyçe për të prodhuar dhe ruajtur energjinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat