5 shenjat e hershme që paralajmërojnë autizmin dhe prindërit nuk duhet të injorojnë

Shëndetësia

5 shenjat e hershme që paralajmërojnë autizmin dhe prindërit nuk duhet të injorojnë

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 23:19
Ilustrim

Rreth 1 në 68 fëmijë ka një çrregullim të spektrit të autizmit, dhe djemtë janë 4.5 herë më të rrezikuar. Si çdo problem shëndetësor, autizmi shfaq shenja të hershme paralajmëruese dhe kapja e tyre në kokë është shumë e rëndësishme .

Media do të rendisë më poshtë 7 shenjat më të dukshme të autizmit ndaj të cilave prindërit duhet të jenë shumë vigjilentë.
1. Nuk ndërvepron
Fëmijët me autizëm e kanë më të vështirë për të ndërvepruar me njerëzit që i rrethojnë. Nëse vërehet se fëmija juaj nuk po i përgjigjet kontaktit sy më sy apo nuk ndjek njerëzit e tjerë kur i flasin, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, fëmijët me autizëm kanë "një tendencë për të parë dhe për të dëgjuar njerëzit e tjerë më rrallë."
2. Nuk e kthen kokën kur e thërrasin në emër 
Bebet fillojnë të kuptojnë se cili është emri tyre shumë herët e në momentin kur dikush i thërret ata reagojnë. Nëse fëmija juaj nuk i përgjigjet emrit deri në moshën një vjeç, mund të jetë një shenjë e autizmit.
3. Nuk shfaqin interes për gjërat që kanë përreth 
Foshnjat në përgjithësi kanë një natyrë kureshtare e duan të prekin e të kapin çdo gjë rreth tyre. Mungesa e interaktivitetit apo reagimeve me botën e jashtme nuk është karakteristike për fëmijët ndaj duhet të kuptoni nëse kjo është e përkohshme apo një gjendje konstante. 
4. Fitojnë aftësinë e belbëzimit (shprehjes) shumë vonë
Fëmijët imitojnë tingujt që dëgjojnë dhe belbëzojnë, por fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit shpesh kanë aftësi të vonuara të të folurit. 
5. Nuk imitojnë
Fëmijët shpesh imitojnë prindërit e tyre, por një foshnjë autistike mund të tregojë më pak interes në imitimin e të rriturve. Një foshnjë me autizëm nuk mund të buzëqeshë ose të ktheje një përshëndetje me gjuhën e trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat