Si të arrijmë imunitetin kundër viruseve

Shëndetësia

Si të arrijmë imunitetin kundër viruseve

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 16:02
Ilustrim

Gjatë muajve të ftohtë, kur ekspozimi ndaj diellit zvogëlohet dhe rritet ekspozimi ndaj gripit, është shumë e rëndësishme të zhvillohet një strategji për të mbrojtur veten dhe familjen tuaj.

Ka mënyra të shumta natyrore për të parandaluar shfaqjen dhe për të përshpejtuar shërimin e gripit dhe të ftohjeve.

Më e rëndësishmja është të bëni gjumë të mjaftueshëm dhe të qëndroni fizikisht aktiv. Nëse i injoroni këta dy faktorë, asgjë tjetër nuk do të japë efektin e dëshiruar.

Mos harroni se është normale që fëmijët të infektohen me virus rreth pesë herë në vit, dhe të rriturit dy herë. Sëmundja nuk duhet domosdo të jetë një shenjë e një sistemi imun të dobët, por kohëzgjatja dhe intensiteti i sëmundjes përcakton forcën e sistemit imunitar.

Pini ujë të ngrohtë me limon

Limonët janë idealë për balancimin e pH të trupit. Në mëngjes, sa më shpejt që të ngriheni, merrni ujë të ngrohtë me lëng limoni të shtrydhur të freskët. Limoni redukton aciditetin e trupit. Uthulla e mollës është gjithashtu një mënyrë e mirë për të rregulluar aciditetin, por limoni përgjithësisht pranohet më mirë nga fëmijët.

Rritja e futjes së ujit

Shumica e dhimbjeve të kokës janë shkaktuar nga mungesa e marrjes së ujit. Dhimbjet e kokës janë vetëm një nga pasojat e mungesës së marrjes së ujit. Tjetra, më së shpeshti, është imuniteti i dobësuar, pasi qelizat në trup nuk mund të funksionojnë normalisht. Sigurohuni që të pini ujë të mjaftueshëm çdo ditë, qoftë përmes çajit, supës.    

Pini më pak kafe

Kafeina dehidron trupin dhe mund të bëjë të vështirë për të absorbuar disa minerale dhe vitamina. Nëse pini kafe, atëherë pini 500ml ujë për çdo 250ml kafe. Kjo do t'i mundësojë trupit të funksionojë pa probleme.

Merrni më pak sheqer

Nëse doni të bëni një gjë për të rritur sistemin tuaj imunitar, merrni më pak sheqer. Brenda pak ditësh do të vini re një rritje në nivelin e energjisë. Nëse jeni një adhurues i ëmbëlsirave, zgjidhni sheqerna natyrale. Disa nga zgjedhjet më të mira janë sheqeri i murrmë.

Merrni më shumë proteina

Proteinat janë thelbësore për ndërtimin e një trupi të fortë, rezistues, si dhe për dhe sistemin imunitar. Marrja e pakët e proteinave është e rrezikshme për shëndetin, pasi zakonisht kjo nënkupton marrjen e tepruar të karbohidrateve që trupi konverton shpejt në glukozë. Kjo do të shkaktojë ndryshime të papritura në nivelet e sheqerit në gjak dhe punën e sistemit imunitar dhe gjëndrës tiroide.

Konsumoni më tepër fruta dhe perime të freskëta

Ju do të gjeni pothuajse çdo gjë që trupi juaj ka nevojë për antioksidues, vitamina, minerale, fibra dhe enzima. Vlera ushqyese që merrni duke konsumuar fruta dhe perime të freskëta është e paçmueshme. Ju do të mbroni të gjitha qelizat në trup, duke përfshirë qelizat imune. Zgjidhni manaferrat, spinaq, pasi përmbajnë flavonoide, polifenole dhe antioksidues, transmeton KosovaPress.

Mos u fsheh nga të ftohtit

Ajri i ftohtë dhe i freskët bën mrekulli për imunitetin tuaj. Shumica prej nesh madje kalojnë 90% të kohës brenda. Përfitoni nga çdo mundësi për të qëndruar në ajër të freskët dhe në natyrë. Studimet kanë treguar se jetesa në natyrë mund të stimulojë punën e gjëndrës tiroide, e cila luan një rol të rëndësishëm në kontrollimin e funksionit të qelizave të trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat