Darka e Krishtlindjes, mund të shkaktojë sulm në zemër

Shëndetësia

Darka e Krishtlindjes, mund të shkaktojë sulm në zemër

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 22:55
Ilustrim

Të gjithë duan të festojnë me një gjeldeti me shije nga më të ndryshme kur afrohet një ditë feste e madhe- por një ekspert ka paralajmëruar se darka e Krishtlindjeve mund të shkaktojë një sulm në zemër.

Nëse keni sëmundje koronare të zemrës ose jeni në rrezik, mund të keni pasoja të rrezikshme, paralajmëron Marvin Lipman, profesor klinik në New York Medical College.

Njeriu mesatarisht mund të fitojë më shumë se 5.240 kalori gjatë ngrënjes në Ditën e Krishtlindjeve dhe një bollëk me 190g yndyrë.

Megjithatë sipas Lipman, për ata me faktorë të rrezikut të tillë si sëmundja e zemrës ose kolesteroli i lartë, ngrënia e gjelit të detit në natën e Krishtlindjes, mund të shkaktojë probleme më serioze mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat