Keni 20 vjet në jetë që ta zvogëloni rrezikun nga sulmet në zemër

Shëndetësia

Keni 20 vjet në jetë që ta zvogëloni rrezikun nga sulmet në zemër

Më: 17 janar 2018 Në ora: 08:59
Ilustrim

Hulumtuesit thonë se ushtrimet e rregullta në mes moshës 45 dhe 64 vjet ndihmojnë shumë shëndetin e njeriut.

Ata thonë se ndikimi i tyre është i madh në zvogëlimin e rrezikut nga goditjet në zemër, shkruan Health.

Njerëzit e moshës së mesme, kanë një dritare, që për 20 vjet mund të përmirësojnë shëndetin e tyre të zemrës dhe që mund të pengojnë disa prej ndikimeve tjera që mund të ndikojnë në stilin e jetës së tyre.

Për të arritur këtë duhet ushtruar dy deri katër herë në javë dhe rezultatet tregojnë se enët e gjakut bëhet me elastike çka çon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat