Eksperimenti, uthulla e mollës mban larg doktorin?

Shëndetësia

Eksperimenti, uthulla e mollës mban larg doktorin?

Më: 18 janar 2018 Në ora: 13:01
Shannon dhe Charlotte

Uthulla e mollës është një kurë tonike për gjithçka për të mirën e shëndetit, duke ju dhënë shumë energji dhe ndihmon në rënien në peshë. Madje mendohet se ajo përdoret nga njerëzit e famshëm si Miranda Kerr, Victoria Beckham, Megan Fox dhe Hilary Duff.

Por të pish uthull molle çdo ditë a mban doktorin larg, siç është dhe shprehja mjaft e njohur? Dhe a të tregon ndryshimin në një javë?

Femail ka bërë eksperiment me dy shkrimtare të saj, ku të dyja mezi e pinin për shkak të shijes, por njëra prej tyre faktoi se humbi peshë të konsiderueshme në një javë.

Dhe pse disa fanatikë të uthullës së mollës janë për ta pirë shqeto, nutricionistët e rekomandojnë të përzjehet me ujë në raportin një me dy. Për shembull, Dy lugë gjelle uthull në 200 ml ujë.

Të dyja vajzat e nisën sfidën duke pirë një shishe si përzierja që përmendim 250 ml në ditë, teksa njëra, Shannon, zbuloi se ajo i reduktoi fryrjen e zorrëve, tjetra, Charlotte, humbi 1 kg në një javë.

Ja si vepruan ato:

Dita e Parë

Të dyja vajzat pinë një gotë me uthull, Shannon me uthull tonike të blerë në supermarket, ndërsa Charlotte masën uthull-ujë me mjaltë Manuka. Shannon kishte lexuar për përfitimet nga uthulla për shëndetin e zorrëve, ndërsa Charlotte, për rënien në peshë duke u shprehur se ka dasmën shumë afër.

Dita e dytë

Shannon vijoi të pinte uthullën tonike të blerë në spermarket, të shtuar me shije kivi, duke ngrënë dhe fruta të freskëta dhe granola. Ndërsa Charlotte, piu esëll uthullën, para se të hante mëngjesin. “Zakonisht pija pak ujë sapozgjohesha, por uthulla e shuan etjen time”, u shpreh Charlotte.

Dita e tretë

Shannon thotë se kur u zgjua e kishte marrë malli për mëngjeset e mëparshme, por kur kujtoi se sa mirë i bëri uthulla një ditë më parë, piu një shishe të tërë me uthull tonike. “U ndjeva më e lehtësuar se më parë”, thotë ajo. Ndërsa Charlotte thotë se tashmë u mësua me shijen e saj.

Dita e katërt

Shannon thotë se pavarësisht se u ngrit e përgjumur kishte më shumë energji të pinte uthullën, teksa rrëfen se kishte energji edhe më shumë gjatë ditës dhe nuk ndihej e uritur. Ndërsa Charlotte, ndryshe nga ditët e tjera e piu uthullën pasdite dhe thotë se vetëm një orë më vonë ndihej mjaft e gjallë. “Në të vërtetë më ndaloi që të haja çokollatën time rreth orës 16.00. Urra!”, thotë Charlotte.

Dita pestë

Shannon thotë se në ditën e pestë pasi kishte pirë uthullën e mollës në mëngjes, deri sa erdhi dreka nuk u ndje e uritur si më parë. Ndërsa Charlotte kishte vënë re se në këto ditë ishte ulur shumë sasia e konsumit të darkës, saqë kishte ngrënë vetëm tost që për të ka qënë gjë e rrallë.

Dita e gjashtë

“Kam vënë re se refluksi i acidit të stomakut nuk është siç e kisha, që kur kam filluar uthullën. Nuk mendoja se do të mund ta pija çdo ditë”, thotë Shannon.

Ndërsa Charlotte këtë ditë harroi të pijë uthullën, dhe në 8 të darkës që u kujtua kisha një gotë vere para.

Dita e shtatë

Këtë ditë, Shannon ishte ngritur vonë, dhe uthullën e piu rrugës për në punë dhe thotë se nisi të ndjejë uri vetëm pas orës dy të drekës. Për Shannon është domethënëse pasi ajo nuk rinte pa ngrënë ndonjë gjë paradite.

Ndërsa Charlotte, kishte humbur 1 kg nga pesha e saj dhe duke qenë se ishte para dasmës do të vijonte ta mbante këtë regjim.

Përfundimi?

Shannon: Unë jam habitur nga uthulla. Mund të pihet dhe është freskuese, por kryesorja është se ndihem mirë me trupin tim. Fryrja e zorrëve është reduktuar në mënyrë dramatike këtë javë, pasi kam pasur refluks acidi. Për këtë arsye do e shtoj uthullën e mollës në dietën time.

Charlotte: Nuk mund ta besoj sa e mahnitshme që ishte kjo për rënien në peshë. Kam qenë në dietë për pak kohë për dasmën time, por të pije uthull molle më ndihmoi të humb peshë dhe të luftoj me urinë. Nuk besoj se do e pi çdo ditë por do e konsideroj ndihmë në përpjekjet e mia për të rënë në peshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat