Frutat dhe zarzavatet luftojnë sëmundjet kronike

Shëndetësia

Frutat dhe zarzavatet luftojnë sëmundjet kronike

Më: 19 janar 2018 Në ora: 09:37
Ilustrim

Njerëzit që konsumojnë fruta dhe zarzavate janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kronike, duke përfshirë këtu diabetin, astmën, hipertensionin, kolesterolin, artritet, hepatitet, frakturat, tumoret dhe ato të sistemit kardiovaskular.

Një grup shkencëtarësh në Australi, kanë arritur në këtë përfundim, ku në këtë listë ushqimesh fusin gjithashtu edhe drithërat si lloj ushqimi me vlera te mira për shëndetin e njeriut.

Studimi ka analizuar varësinë mes ushqimeve dhe 11 sëmundjeve kronike. Kështu, njerëzit që konsumojnë më shume fruta janë shumë më pak të predispozuar për t’u prekur nga sëmundjet kronike. Ndërsa ata që në racionin e tyre ushqimor preferojnë më shumë zarzavatet, por që vuajnë nga një sëmundje kronike, kanë më pak mundësi për të zhvilluar një sëmundje të dytë.

Natyrisht që nuk bëhet fjalë për të ngrënë sasi të mëdha me fruta, për këtë do të mjaftonte vetëm 60 gramë fruta në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat