Harrojini maskat, këto janë kushtet që duhet t’i vendosni vetes për një lëkurë të shëndetshme!

Shëndetësia

Harrojini maskat, këto janë kushtet që duhet t’i vendosni vetes për një lëkurë të shëndetshme!

Më: 19 janar 2018 Në ora: 16:46
Ilustrim

Kemi folur gjatë për maskat, kemi theksuar se përgatitjet natyrale janë edhe më efektive se sa ato të paketuarat, kemi cilësuar efektet që japin në lëkurë në bazë të përbërjeve e shumëçka tjetër. Nga ana tjetër, ka dhe nga ata që thjesht kanë lindur me lëkurë perfekte, e nuk kanë nevojë për asnjë ndërhyrje nga jashtë për t’u dukur të mrekullueshëm. Por, shumica e njerëzve e kanë të nevojshme përkujdesen ekstra për fytyrën, e mënyrat janë nga më të ndryshmet.

Dermatologët rekomandojnë të heqim dorë nga maskat e kremërat, dhe të drejtohemi drejt një rruge akoma dhe më natyrale. Gjithçka varet nga mënyra e jetesës dhe ajo çfarë konsumojmë. Produktet ushqimore janë ato që ndikojnë më së shumti tek shëndeti i lëkurës, dhe pikërisht në këtë aspekt duhet treguar kujdes më shumë se në çdo drejtim tjetër. Çfarë duhet të kemi arasysh përpos kësaj?

Hidratimi, ushtrimet fizike, ashtu sikurse dhe gjendja mendore janë ato që do të ndihmojnë të keni një fytyrë si të bebes. Më poshtë do të gjeni disa nga këshillat  më të vlefshme për mënyrën se si kujdeseni për lëkurën.

Mbajeni fytyrën larg ambienteve me pluhur apo të mbi-ndotura.
Konsumoni ushqime me përmbajtje të vitaminës C.
Nëse mundni, është kusht të konsumoni rreth tetë gota ujë në ditë.
Mos mbani dietë, vetëm regjim ushqimor.
Ushtrohuni, që të djersisni sa më shumë.
Mbani stresin sa më larg përditshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat