Detektimi i kancerit përmes testit të gjakur rezulton i suksesshëm

Shëndetësia

Detektimi i kancerit përmes testit të gjakur rezulton i suksesshëm

Më: 20 janar 2018 Në ora: 06:55
Ilustrim

Shkencëtarët kanë ecur para me zhvillimin e njërës prej metodave më të rëndësishme në mjekësi, të një testi universal të gjakut për zbulimin e kancerit.

Një ekip nga Universiteti Johns Hopkind ka testuar metodën që detekton tetë forma të kësaj sëmundje.

Vizioni i tyre është që të zhvillojnë një test i cili kryhet një herë në vjet dhe është i dizajnuar që të zbulojë sëmundjen e kancerit dhe mund të shpëtojë jetë.

Ekspertët britanik janë shprehur tejet të emocionuar rreth kësaj.

Testi CancerSEEK kërkon mutacione në 16 gjene që rregullisht rriten me kancerin dhe tetë proteina që lirohen zakonisht.

Në testimet tek 1,005 pacientë, CancerSeek ka detektuar kancerin në 70% të rasteve.

Megjithatë është thënë që ende duhet të punohet për të arritur efektivitetin në detektimin e kancerit në fazat e hershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat