Si të mbani këmbët e nxehta?

Shëndetësia

Si të mbani këmbët e nxehta?

Më: 20 janar 2018 Në ora: 13:22
Ilustrim

Këmbët e ftohta janë problem kryesisht i femrave. Studime të shumta kanë treguar, se pavarësisht faktit se kjo mund të ndodhë për shkak të këpucëve të papërshtatshme gjatë ditëve të ftohta, në një gjë të tillë ndikon edhe qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, pirja e duhanit dhe alkoolit, por mund të paraqitet edhe gjatë periudhës së ovulacionit.

Problemi i këmbëve të ftohta më së shumti vërehet para se femrat të shkojnë për të fjetur. Sado që të jeni të mbuluar mirë, këmbët mbeten të akullta, duke çuar një ndjenjë zemërimi në gjithë trupin dhe në këtë mënyrë është vështirë të flihet.

Nëse keni problem me këmbët e ftohta, para se të bini të flini, përpiquni të përmirësoni qarkullimin e gjakut duke ngjeshur para-mbrapa pjesën e poshtme të këmbëve, pasi kjo është metodë e shkëlqyer për përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shërben si masazh.

Bëni një dush këmbëve tuaja me ujë të nxehtë dhe të ftohtë, pasi ndikon në qarkullim më të mirë të gjakut.

Mundohuni të vini re kur ju jeni duke përjetuar këtë problem për të përcaktuar shkakun, nëse ka të bëjë nga moti i ftohtë, këpucët e këqija, periudha e ovulacionit, por gjithashtu këmbët e ftohta mund të tregojnë se ju keni probleme shëndetësore. Nëse vazhdimisht keni një problem të këmbëve të ftohta, rekomandohet vizita te mjeku nëse ka ndonjë problem shëndetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat