Si të çhelmoni mëlçinë, organin kryesor që pastron toksinat nga trupi i njeriut

Shëndetësia

Si të çhelmoni mëlçinë, organin kryesor që pastron toksinat nga trupi i njeriut

Më: 20 janar 2018 Në ora: 23:29
Ilustrim

Mëlçia njihet ndryshe si motorri i trupit! Kah shumë funksioneve metabolike, ndër më të rëndësishmit është ai i pastrimit të organizmit nga toksinat dhe helmet ! Sëmundjet që prekin këtë organ manifestohen me shenja në të gjithë trupin e njeriut, pasi ky është organi që e “pastron” atë. Ushqimet e pashëndetshme, jeta sedentare, mungesa e aktiviteti fizik, alkooli e shumë faktorë të tjerë ndikojnë në performancën e mëlçisë duke ulur rendimentin e punës së saj. Ushqimet e mëposhtme janë ato, që do purifikojnë këtë organ duke e pastruar nga helmet e trupit.
1. Limonët
Mendojeni limonin si një sapun natyral pa element kimikë, një pastrues shumë i lehtë i mëlçisë. Limonët përmbajnë një përbërës të quajtur naringenin, i cili ndihmon për të lehtësuar inflamimin e mëlçisë. Përmbajtja e lartë e antioksidantit dhe vitaminës C gjithashtu do të forcojë sistemin tuaj imunitar. 
2. Rrënjë xhenxhefili
Rrënja e xhenxhefilit është e pasur në fibra, të cilat ndihmojnë në proceset tretëse të organizmit, procese që eleminojnë një pjesë të toksinave nga trupi. 
3. Panxhar
Panxhari ndihmon mëlçinë të metabolizojë e të tresë yndyrnat pa shumë mundim, Kur yndyrat grumbullohen në nivele të rrezikshme në mëlçi, ushqimet e pasura me betaine, si panxhari, janë në gjendje të ndihmojnë në funksionet e detoxit të mëlçisë për tretjen dhe eleminimin e këtyre yndyrnave. 
4. Patate të ëmbla
Patatet e ëmbla ndihmojnë gjithashtu në pastrimin e mëlçisë, në sajë të përmbajtjes së tyre të lartë të kaliumit. Një patate e ëmbël përmban rreth 700 miligramë kaliumi, së bashku me magnezin, hekurin, vitaminën B6, vitaminën C dhe vitaminën D. 
5. Shafran i Indisë
Shafran i Indisë ka veti të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore, të cilat e lejojnë atë të reduktojë inflamacionin në trup . Shafrani gjithashtu ndihmon në përmirësimin e funksionit të mëlçisë duke rritur aftësinë e saj për të detoksifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat