A duhet të lagni furçën tuaj të dhëmbëve para ose pasi e aplikoni pastën e dhëmbëve?

Shëndetësia

A duhet të lagni furçën tuaj të dhëmbëve para ose pasi e aplikoni pastën e dhëmbëve?

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 15:42
Ilustrim

Është një debat aq i vjetër, ndoshta edhe sa ekzistenca e vet pastës së dhëmbëve dhe furçës së dhëmbëve nëse duhet të lagni brushën para ose pas përdorimit të pastës.

Për arsye të panjohua, deati u rihap në javën e kaluar në Twitter, pasi njerëzit u ndeshën në mënyra të ashpra me njëri-tjetrin për këtë temë.

Ka nga ata që gjithmonë e lagin furçën e tyre të dhëmbëve para se të aplikojnë pastin e dhëmbëve, në përpjekje që të zbusin furçën.

Por, në anën tjetër ka persona të cilët pasi të aplikojnë pastin e dhëmbëve e fusin atë nën rubinet.

Pastaj ka njerëz që preferojnë t’i bëjnë të dyja, por ka nga ata të cilët nuk e bëjnë asnjërën.

Për këtë çështje janë pyetur edhe disa dentist dhe përgjigja është se atyre vërtetë nuk ju intereson shumë nëse i lagni brushat a jo përderisa e aplikoni furçën në mënyrën e duhur në dhëmbët tuaj.

“Nuk më intereson”, thotë dentisti Luke Thorley për Metro.co.uk. “Nuk ka prova konkrete për të sugjeruar se njëra mënyrë është më e mirë se tjetra”.

Mirëpo, dr Raha Sepehrar nuk është dakord. Ekipi i saj i dentistëve dhe të higjienës këshillojnë kundër lagies së furçës në të gjitha mënyra, duke pretenduar se kjo gjë mund të pastën e dhëmbëve dhe mund të zvogëlojë efektin e saj.

Dr Raha thotë se nëse ju e lagni furçën për ta bërë atë më të butë, atëherë ndoshta ju është më mirë të blini një furçë më të butë.

Të dy dentistët ranë dakord. Megjithatë, që në qoftë se ju duhet të lagni furçën e dhëmbëve para ose pas aplikimit mund të përdorni një sasi të vogël të ujit. Një furçë dhëmbësh e zbutur dhe pastë dhëmbësh e holluar do të thotë që efikasiteti i furçës suaj është reduktuar.

Kjo është gjithashtu arseja pse ata do të këshillonin kundër larjes së gojës pasi kjo largon çdo mbetje të pastës së dhëmbëve dhe e pengon atë të punojë në mënyrë efektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat