Ngërçet në duar mund të jetë shenjë e sëmundjes vdekjeprurëse

Shëndetësia

Ngërçet në duar mund të jetë shenjë e sëmundjes vdekjeprurëse

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 19:26
Ilustrim

Mpiksjet e gjakut mund të shkaktojnë probleme që mund të rezultojnë me vdekje.

Karcinoma, mungesa e lëvizjes, pesha e tepërt dhe disa ilaçe ndikojnë në formimin e mpiksjes së gjakut dhe trombozës.

Tromboza zakonisht krijohet në pjesën e legenit ose këmbës dhe mund të 'udhëtojë' në zemër, në mushkëri ose në tru, andaj është e rëndësishme të dini se si të njihni simptomat dhe të reagoni në kohë.

Simptomat më të zakonshme të mpiksjes së gjakut janë si më poshtë:

-Nëse keni ngërçe në dorën ose këmbën tuaj, dhe se ato vende janë të nxehta kur i prekni, me siguri se bëhet fjalë për mpiksje gjaku.

-Njollat e zakonshme janë gjithashtu lloj i mpiksjes së gjakut, por njollat e zakonshme nuk kanë vija të kuqe përreth, andaj atyre duhet t'u kushtoni vëmendje. Nëse njollat e kuqe janë të shtrira përgjatë venave dhe e gjithë zona është e ngrohtë kur e prekni, duhet menjëherë të kërkoni ndihmë mjekësore.

-Dhimbja e ashpër në gjoks me rastin e frymëmarrjes mund t’ju detyrojë të mendoni në rend të parë se bëhet fjalë për sulm në zemër, por mund të bëhet fjalë për mpiksje gjaku në mushkëri  që mund të çojë në emboli pulmonare, e cila, nëse nuk zbulohet me kohë, është shpesh vdekjeprurëse.

- E njëjta gjë vlen nëse nuk jeni në gjendje për të marrë frymë thellë, ose ju “turbullohet” koka, zemra përshpejton rrahjet dhe ndieni gjoksin të rënduar dhe të gjitha këto, shumë shpesh, janë simptoma të mpiksjes së gjakut.

-Nëse keni kollë të papritur dhe nuk keni bronkit, ftohje, apo reagim alergjik, dhe kollitja është e shoqëruar me punën e përshpejtuar të zemrës, frymëmarrje të cekët, dhimbje gjoksi apo ndonjë nga simptomat e përmendura më parë, është koha për shkuarje emergjente në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat