Pse duhet provuar të hani lëvoren e bananes

Shëndetësia

Pse duhet provuar të hani lëvoren e bananes

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 19:36
Banania në vetvete është një burim i madh energjie.

Lëvorja e bananes përmban një sasi të madhe të vitaminave dhe mineraleve. Banania në vetvete është një burim i madh energjie.

Ajo furnizon organizmin tonë me sheqer, vitaminë B6 dhe substanca minerale të rëndësishme. Megjithatë, lëvorja është burimi i vërtetë i substancave të dobishme dhe përmban:

- vitamina A, B6, B12 dhe C - magnez - kalium - karotenoide të cilat mbrojnë nga kanceri - fibra

Përveç kësaj, pas ngrënies së lëvores së bananes, niveli i serotonin, i ashtuquajturi hormon i lumturisë në gjak, do të rritet. Nëse dëshironi të hani lëvoren e bananes, ju duhet të blini bio-banane të pa trajtuara. Në çdo rast, mos hani banane të trajtuara me pesticide.

Ju mund të zieni lëvoren e bananes për rreth 10 minuta ose 15 minuta në furrë dhe pastaj ta hani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat