Një gabim i vetëm gjatë ditëve të ciklit menstrual mund t’ju marrë jetën

Shëndetësia

Një gabim i vetëm gjatë ditëve të ciklit menstrual mund t’ju marrë jetën

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 20:20
ilustrim

Sipas studimeve të ndryshme dhe raporteve mjekësore, të harrosh të heqësh tamponin është më e zakonshme nga se mendohet dhe rastet kur femrat janë prekur nga sindromi i shokut toksit (një infeksion, shkaktuar nga materiali absorbues që gjendet në produktet sanitare) nuk kanë qenë të pakta! 

Sipas Klinikës Mayo, ka dy mënyra sesi tamponi thithës të shkaktojë TSS: Kur ata harrohen për një kohë të gjatë, mund të shndërrohen në një terren ushqyes për bakteret.

Përveç kësaj, fibrat absorbuese mund të gërvishtin sipërfaqen e vaginës, duke bërë të mundur për bakteret apo toksinat të infektojnë! Mjedisi bëhet i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve toksike (stafilokoku i artë) dhe simptomat janë temperatura dhe ethet.

Gjendja mund të përkeqsohet nëse nuk reagohet menjëherë dhe nëse nuk mjekohet mund të jetë edhe fatale.

Ndonëse në fletën udhëzuese thuhet qartë që tamponët duhen ndërruar çdo 4 orë, shumë femra e abashkalojnë këtë fakt duke vënë në rrezik shëndetin e tyre.

Ndonëse në dukje janë mjaft të thjeshtë përdorimi i tamponave lidhet me probleme të ndryshme, nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur. Tamponët duhet të ndërrohen çdo 4 orë, nëse gjakderdhja është më intensive atëherë edhe më shpesh.

Gjinekologët nuk e rekomandojmë përdorimin e tamponave natën, pasi është e këshillueshme që ata të ndërrohen çdo katër orë. Tamponët nuk ndikojnë në sasinë apo zgjatjen e ciklit menstrual, sepse kjo varet nga hormonet dhe është individuale tek çdo femër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat