Orizi i bardhë shkakton inflamacionin e nyjave

Shëndetësia

Orizi i bardhë shkakton inflamacionin e nyjave

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 17:26
Ilustrim

Artriti është një gjendje e zakonshme që shkakton dhimbje, lodhje në nyja, por fatkeqësisht nuk ka shërim.

Një rrugë për lehtësimin e simptomave mund të jetë shmangia e disa ushqimeve të caktuara që përmbajnë karbohidrate të rafinuara sikurse që është orizi i bardhë, i cili njihet për stimulimin e inflamacioneve.

Artriti prek rreth dhjetë milionë njerëz, të rinj dhe të moshuar në Britani të Madhe.

Artriti reumatik dhe osteoartriti janë dy gjendjet më të zakonshme të artritit dhe simptomat përfshijnë inflamacionin në nyja, ligështim dhe humbje muskujsh.

Sipas fondit Arthritis, karbohidratet e rafinuara sikurse që është orizi i bardhë stimulon inflamacionin. 

Ushqimet tjera që janë të njohura për shkaktim të inflamacionit janë edhe sheqeri, yndyrat e ngopura që të cilat gjendet në djathë dhe pica, sipas Institutit Nacional të Kancerit.

Por, konsumimi i vishnjave mund të lehtësojë dhimbjet e artritit, sipas Aetna International’s Director of Population Health. Një tjetër mënyrë për zbutjen e dhimbjeve tëp artirir janë edghe ushtrimet e rregullta në palestër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat