Ata që zgjohen herët fitojnë më shumë dhe janë më të kënaqur

Shëndetësia

Ata që zgjohen herët fitojnë më shumë dhe janë më të kënaqur

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 08:15
Ilustrim

Ju ndoshta do të ndaloni të shtyni alarmin tuaj të orës pasi të lexoni këtë artikull.

Përderisa zgjimi në mëngjes mund të jetë i vështirë, del se ka një marrëdhënie mes suksesit, parasë dhe alarmit tuaj.

Dhe përderisa ne të gjithë jemi të vetëdijshëm ndaj rëndësisë së një gjumi të mirë gjatë natës, sa prej nesh flemë mirë? Ata të cilët janë më të suksesshëm po.

 
Nga sa herë ata shtypin butonin ‘’snooze’’ në mendimet e tyre të para kur zgjohen, një sondazh i fundit nga Sleep Junkie pyeti 1,000 Amerikanë për shprehitë e tyre për të zbuluar marrëdhënien në mes gjumit, parasë dhe suksesit.

Shumica e meshkujve (56 përqind) dhe femrave ( 48 përqind) thanë se gjëja e parë për të cilën mendojnë kur hapin sytë e tyre është paraja dhe puna.

Përtej kësaj, mendimet e tyre të radhës janë punët të cilat duhet t’i përfundojnë. Në fakt, gjërat e tjera të rëndësishme si ushqimi, shokët dhe familja janë gjërat e fundit për të cilat ata mendojnë.

Pavarësisht se a jeni shkrimtar, mësues apo shitës, lloji i punës që keni gjithashtu do të ndikojë në shprehitë tuaja të gjumit. Nga 11 industri të ndryshme, njerëzit në marketing flinin më së shumti gjatë natës, me një mesatare rreth 7.1 orëve. Padyshim, avokatët dhe tjerët profesionistë ligjorë kishin mesataren më të ulët të gjumit prej 6.67 dhe kishin më së paku gjasa të shtypnin butonin ‘’snooze’’.

Ata në qeveri kishin më shumë gjasa të shtypnin atë buton. Kur ishte fjala tek zgjimi i hershëm, profesionistët e financave dhe sigurimit kishin mesataren më të hershme të zgjimit në 6:40, dhe profesionistët mjekësorë në 6:43.

Sipas sondazhit, edhe kënaqësia në punë dhe pagat ishin më të larta për njerëzit të cilët u zgjuan më herët. Njerëzit të cilët thanë se u zgjuan në 5, po sjellnin një mesatare prej 46,000 dollarëve në vit, e cila ishte paga më e madhe nga pjesëmarrësit e sondazhit. Edhe ata të cilët u zgjuan në 7 po fitonin më pak se sa ata të cilët zgjoheshin shumë herët, duke raportuar një mesatare prej 35,000 dollarëve në vit.

Sigurisht, gjumi gjithashtu kishte një ndikim direkt në shëndetin mendor të një personi. Ajo që një person bën para gjumit ndikon në pushimin dhe shëndetin e tij. Kur iu kërkuan të identifikonin se sa të shëndetshëm mendonin se ishin, pjesëmarrësit u identifikuan në një shkallë nga ‘’tërësisht jo të shëndetshëm’’ në ‘’tërësisht të shëndetshëm’’.

Njerëzit e vonshëm, quanin veten jo të shëndetshëm( e njëjta ishte e vërtetë edhe për pjesën tjetër). Në fakt, njerëzit të cilët u zgjuan më herët dhe quajtën veten të shëndetshëm kishin më shumë gjasa se çdo grup tjetër të lexonin një libër para gjumit.

Njerëzit jo të shëndetshëm të cilët zgjoheshin vonë e pranuan se kalojnë kohë në kompjuterin, telefonin e mençur apo tabletin e tyre para se të flinin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat