Yndyrat e ngopura, një kërcënim për kujtesën tek të rinjtë

Shëndetësia

Yndyrat e ngopura, një kërcënim për kujtesën tek të rinjtë

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 16:39
Ushqime te shpejta

Një studim i fundit zbuloi që yndyrat trans apo ndryshe yndyrat e ngopura shkaktojnë më shumë dëm në trupin e njeriut se një arterie e bllokuar. Gjithashtu, ato dëmtojnë kujtesën e të rinjve.

Pas konsumimit të shumtë të yndyrave të ngopura, djemtë dhe burrat në moshë të mesme rrezikojnë të kenë një kapacitet më të ulët të kujtesës. Kjo u vërtetua nga një test i kryer nga Dr. Beatrice Golomb ku ata të cilët konsumojnë një sasi të lartë të yndyrave trans pësuan një reduktim të aftësisë për të kujtuar fjalët.

Sipas ekspertëve, yndyrat trans janë një lloj yndyre dietike që rrisin LDl-në ose e quajtur ndryshe “kolesterolin e keq”. Jo vetëm këtë por ulin edhe nivelin e “kolesterolit të mirë” të njohur ndryshe si HDL.

Kërkuesit nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego kryen një eksperiment më 1000 meshkuj të moshës 20 e lartë, të shëndetshëm, që nuk ishin diagnostifikuar asnjëherë me sëmundjet e zemrës.

Eksperimenti përfshiu analizën e të dhënave nga një pyetësor i plotësuar nga subjektet për të përcaktuar sasinë e yndyrës trans që konsumonin.

Pas mbledhjes së këtyre të dhënave, kërkuesit zhvilluan një test të njohur si “fjalë të përsëritura”, ku subjekteve u janë treguar 104 karta të shkruara me fjalë të ndryshme.

Më pas ata u pyetën nëse fjalët e treguara janë shfaqur në kartën e parë që u është treguar në fillim.

Pas këtij testi, kërkuesit zbuluan që ata të cilët konsumojnë më shumë yndyra trans vuajnë nga rënia e kujtesës deri në 10%. Suprizuese është se më të prekurit janë burrat të moshës më të vogël se  45 vjeç.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se yndyrat trans dhe efektet e tyre oksiduese mund të jenë ato që shkaktojnë vdekjen e qelizave të trurit përgjegjëse për kujtesën njerëzore.

Ata e shpjeguan këtë përfundim përmes analizës që zbuloi se yndyrat trans kanë një efekt të zbutjes së energjisë në qelizat e trurit, duke i bërë ato më ngadalë dhe më pak të përgjegjshëm me kalimin e  kohës. Për të shmangur këtë efekt, ekspertët këshilluan që të ulim konsumimin e yndyrave të pa shëndetshme, ose të mos i konsumojmë në dietën tonë të përditshme për të ndryshuar efektet e saj ose të paktën ta minimizojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat