A duhet t'i jepni ujë fëmijëve në 6 muajt e parë të jetës, çfarë rreziku sjell kjo gjë për jetën e tyre?

Shëndetësia

A duhet t'i jepni ujë fëmijëve në 6 muajt e parë të jetës, çfarë rreziku sjell kjo gjë për jetën e tyre?

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 22:28
Ilustrim

Ekspertët paralajmërojnë prindërit për problemet që mund të shkaktohen tek fëmija nëse ata i ofrojnë ujë bebit të tyre përpara moshës 6 mujore. Bebet nuk kanë nevojë për ujë si të rriturit, madje edhe në një ditë të nxehtë vere. Pse nuk kanë nevojë bebi 6 muajsh të pijë ujë?Sipas një studimi të publikuar nga “NHS Greater Glasgow and Clyde” qumështi i gjirit është shumë i pasur me ujë dhe ka një përqëndrim të ulët elektrolitesh. Kjo do të thotë se qumështi i gjirit mund ta hidratojë bebin në mënyrë efikase për 6 muajt e parë të jetës. Por, disa prindër mund të jenë të painformuar për rreziqet që mund t’i shkaktojë konsumimi i ujit një bebe më të vogël se 6 muajsh. Danielle Stringer, një pediatre nënvizon dhe një herë arsyet se përse prindërit nuk duhet t’i japin uji bebeve në një moshë kaq të re. Shumë prindër nuk e dinë se rreth 88% e qumëshit të gjirit përbëhet nga uji, gjithashtu qumështi i formulës ka mjaftueshëm uji për të plotësuar nevojat e bebit për 6 muajt e parë të jetës. Ndaj nese ju i ofroni bebit tuaj ujë mund t’i shkaktoni atij intoksikim.

Çfarë është intoksikimi nga uji? “Intoksikimi nga uji është një proçes që ndodh kur bebi konsumon më shumë uji seç duhet. Kjo gjë bën që bebi të ketë shpërndarje të çrregullt të kripërave në trup”, thotë Stringer për “Daily Mail”. “Nëse ndodh shpërndarja e çrregullt e kripërave, trupi i bebeve do të ‘mundohet’ për të riparuar problemin duke bërë që qelizat të thithin një sasi më të madhe uji. Kjo gjë do të rezultojë në ënjtjen e trupit dhe trurit të bebeve. Më pas, nëse ky problem nuk trajtohet, mund të shkaktojë trumpozë, koma, madje dhe vdekje”, tha ajo. Stringer sugjeron se nga mosha 6 muajsh deri në moshën 1 vjeçare bebet duhet të pinë vetëm 5 mililitra ujë në 24 orë. Por prindërit duhet të kërkojnë gjithmonë këshillën e mjekëve për këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat