Larja në deti shkakton dhimbjen e veshit

Shëndetësia

Larja në deti shkakton dhimbjen e veshit

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:52
Ilustrim

Studimi, rezultatet e të cilit i sjellë BBC, tregojnë se noti në deti rrit dukshëm rrezikun për sistemin tretës, dhimbjet në vesh dhe sëmundje tjera.

Fakulteti i Medicinës pranë Universitetit Ekster dhe Qendra për ekologji dhe hidrologji kryen studimin ku është konkluduar se në krahasim me jo notuesit,  shanset për zhvillimin e dhimbjeve në vesh rriten 77 për qind tek ata që lahen në deti, ndërsa sistemi i tretjes çrregullohet 29 për qind.

Përveç notit, rreziqet kanë të bëjnë edhe me sportet e ujit, transmeton KosovaPress.

Në studim u përfshin 19 hulumtime të vogla në Britani, SHBA, Australi Zelandë të Re, Danimarkë dhe Norvegji, të cilat ndërlidhen me larjen në deti dhe të sëmurët, më saktë 120 mijë të anketuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat