Ushqim për dy persona, gabimet që bëjnë gratë shtatzëna

Shëndetësia

Ushqim për dy persona, gabimet që bëjnë gratë shtatzëna

Më: 8 mars 2018 Në ora: 23:49
Ilustrim

Shumë gra mendojnë se kur janë shtatzënë duhet të dyfishojnë sasinë e ushqimit që konsumojnë, duke ngrënë tashmë për dy persona. Kjo është një prkatikë e gabuar të cilën mjekët nuk e këshillojnë. Ekspertët e shëndetit thonë se dyfishimi i sasisë nuk është i nevojshëm, sepse gjatë shtatzënisë trupi është në gjendje të absorbojë më shumë lëndë ushqyese.

Pra, të konsumosh dy herë më shumë se më përpara nuk rrit gjasat për të pasur fëmijë të shëndetshëm, përkundrazi, ju do të fitoni shumë peshë dhe kjo gjë mund të sjellë komplikime gjatë shtatzënisë, duke ju vënë në rrezik juve dhe fëmijën. Mjekët këshillojnë që në tremujorin e parë nuk ka nevojë për kalori shtesë, në tremujorin e dytë nevojiten vetëm 340 kalori shtesë në ditë dhe 450 kalori në tremujorin e tretë. Nëse jeni mbipeshë do t’ju duhet pak më pak se kjo normë, e nëse jeni nënpeshë, pak më shumë. Për tremujorin e fundit mjaftojnë disa gota më tepër qumësht me pak yndyrë, një grusht fruta të thata për të plotësuar kaloritë shtesë që nevojiten.

Mjekët ende nuk dinë të japin një shpjegim ekzakt sesi ndahen lëndët ushqyese mes nënës dhe fëmijës, por dieta e nënës ka ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e fetusit, si dhe lëndët ushqyese tashmë të ruajtura në indet dhe kockat e nënës. Me pak fjalë, shëndeti i fëmijës varet tërësisht nga ushqyerja e nënës gjatë, por edhe para shtatzënisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat