Një sëmundje misterioze po vret dentistët

Shëndetësia

Një sëmundje misterioze po vret dentistët

Më: 9 mars 2018 Në ora: 13:53
Ilustrim

Një grup dentistësh kanë gjetur vdekjen nga një sëmundje misterioze dhe Qendra për Kontrollin e Sëmundjes po përpiqet të zbulojë arsyen. Sipas një raporti të fundit, një sëmundje e rëndë e mushkërive është shfaqur tek një grup dentistësh dhe punonjës të tjerë dentarë në një qendër mjekësore në Virxhinia. Nga 9 pacientë, 7 prej tyre kanë gjetur vdekur gjatë periudhës 16-vjeçare të raportimit.

Sëmundja, e quajtur fibroza idiopatike pulmonare, është një sëmundje kronike progresive e mushkërive me një prognozë shumë të dobët. Pjesa më e keqe? Nuk dihet akoma shkaku.

Nga 894 pacientë të trajtuar për fibrozën idiopatike pulmonare në spitalin e Virxhinias, 9 pacientë, ose 1% e tyre, janë identifikuar si dentistë ose teknikë dentarë. Ky numër është 23 herë më i lartë seç pritej, thotë autori kryesor i studimit, Randall J. Nett.

Të gjithë pacientët – 8 dentistë dhe 1 teknikë dentar – janë të gjinisë mashkullore me një moshë mesatare 64 vjeç. Edhe pse nuk është zbuluar akoma arsyeja e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, ekspertët mendojnë se mund të ketë lidhje me ekspozimet profesionale.

“Dentistët dhe personeli tjetër dentar kanë ekspozime të veçanta në punë. Këtu përfshihen ekspozimet ndaj baktereve, viruseve, pluhurave, gazrave, rrezeve dhe rreziqe të tjera që lidhen me aparatin e frymëmarrjes”, thotë dr. Nett.

Një nga pacientët që i ka mbijetuar kësaj sëmundjeje thotë se ka dezinfektuar dhe përdorur pajisjet dentare pa përdorur maskë apo mjete të tjera mbrojtëse. Gjatë punës ai mund të jetë ekspozuar ndaj silicës dhe substancave të tjera kimike të rrezikshme për aparatin e frymëmarrjes.

“Për momentin nuk e dimë shkakun e shfaqjes së fibrozës idiopatike pulmonare tek personeli dentar”, thotë Nett, prandaj i rekomandon punonjësit të vendosin mjete mbrojtëse të certifikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat