Evitoni këto ushqime për një gjumë të mirë

Shëndetësia

Evitoni këto ushqime për një gjumë të mirë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 20:53
Ilustrim

Nëse vuani nga pagjumësia, këto ushqime mos i konsumoni gjatë mbrëmjes:

Drithërat – Drithërat e përpunuara përmbajnë sheqerna ose shurup, të cilat ua largojnë gjumin.

Djathi – Djathi i vetëm që mund të konsumoni në mbrëmje është mocarella. Llojet tjera të djathit përmbajnë shumë tiramina, të cilat aktivizojnë trurin tuaj, pa marrë parasysh sa është ora.

Çokollata – Çokollata përmban një sasi të konsiderueshme të kafeinës, sidomos çokollata e zezë. Ajo gjithashtu përmban theobromine,e cila rritë shpejtësinë e punës së zemrës suaj, dhe do t’ju mbajë të zgjuar.

Mishi i thatë dhe produktet e mishit të blerë – Mishi i tharë dhe i përpunuar (proshutë, sallam…) gjithashtu përmban tiraminë.

Frutat e thata – Frutat e thata janë të pasura me fibra dhe përmbajnë koncentrat të kondensuar të sheqerit, të cilat do t’ju mbajnë zgjuar për orë të tëra pas konsumimit të tyre.

Patatina – Patatet e skuqura, si çdo perime tjera të pjekura, për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës, e bëjnë të vështirë tretjen, dhe parandalojnë gjumin e rehatshëm.

Akullorja – Akullorja përmban sheqer dhe yndyrë, prandaj duhet evituar në mbrëmje.

Mishi i kuq – Mishi i kuq ka shumë fibra dhe proteina, të cilat nuk rekomandohen nëse keni nevojë të bëni gjumë të qetë.

Alkooli – Mos konsumoni kurrë alkool si ndihmës për gjumë, shkruan shekulli. Edhe nëse flini, ju do të zgjoheni gjatë natës, ose në mëngjes ju do të jeni shumë të lodhur.

Shalqiri – Shalqiri përmban shumë ujë, madje 92%! Nëse e konsumoni atë para gjumit, do të jeni të detyruar të shkoni në tualet disa herë gjatë natës.

Domatja – Përmban shumë tiraminë, e cila mund të ndihmojë në stimulimin e aktivitetit të trurit. Mundohuni ta evitoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat