Burrat me nivele të ulëta të spermës rrezikohen më shumë nga sëmundjet

Shëndetësia

Burrat me nivele të ulëta të spermës rrezikohen më shumë nga sëmundjet

Më: 18 mars 2018 Në ora: 21:53
Ilustrim

Meshkujt me spermë të ulët kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundje të ndryshme, tregojnë studimet e fundit.

Një studim në të cilin morën pjesë 5,177 burra, ka gjetur se ata që ishin me nivel të ulët të spermës ishin 20% më tepër të kenë më tepër yndyrë në trup, tension të lartë të gjakut dhe më tepër kolesterol të keq.

Ata po ashtu kishin më shumë nivele të ulëta të testosteroneve. Autorët e studimit pohojnë se meshkujt me nivel të ulët të spermës duhet të testohen për probleme tjera shëndetësore, shkruan BBC.

Ata gjetën se shumica e meshkujve me nivel të ulët të spermës kishin sindromë metabolike - një grup faktorësh të rrezikut, përfshirë një indeks më të lartë të trupit (BMI) dhe ngritjen e presionit të gjakut. Këto rrisin rrezikun e zhvillimit të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru.

Burrat gjithashtu kishin 12 herë më shumë gjasa të kenë nivele të ulëta të testosteronit, të cilat reduktojnë masën e muskujve dhe densitetin e kockave dhe mund të jenë pararendës ndaj osteoporozës, një kusht që dobëson eshtrat dhe i bën ato më shumë gjasa të thyhen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat