OBSH alarmon: Respektoni kohën fiziologjike për lindjet

Shëndetësia

OBSH alarmon: Respektoni kohën fiziologjike për lindjet

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:51
OBSH

Koncepti se shtatzënia nuk është një sëmundje, por një event fiziologjik natyral zhvillimi në jetën e një gruaje, duhet të jetë themeli kryesor mbi të cilin duhet ndërtuar sistemi i asistencës gjinekologjike.

Kështu tha Vito Trojano, nënpresident i Shoqatës Italiane të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës (SIGO), duke komentuar 56 rekomandimet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që kërkojnë të respektohet më shumë koha fiziologjike e lindjes.

Trojano e konsideron të domosdoshme të bëhet një dallim mes shtatzënive fiziologjike dhe atyre patologjike.

"Kur nuk ka problematika të veçanta, duhet bërë e mundur që lindja të bëhet në mënyrën më natyrale të mundshme dhe kjo mund të arrihet duke organizuar në mjediset e pikave të lindjes, struktura që i kushtohen lindjes fiziologjike, të ndjekura nga obstetrika dhe nëse është e mundur, pranë gruas që qëndrojë një bërthamë familjare që krijon rehatinë e shtëpisë", tha ai.

Sa u përket shtatzënive patologjike, ai kujton veçantitë e patologjive më të rëndësishme, të cilat duhet të përballohen në pikat e lindjes, të organizuara me praninë e obstetrit, gjinekologut, neonatologut, anestezistit të dedikuar për lindjen pa dhimbje dhe psikologut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat