Veprimet e vërtetuara shkencërisht se parandalojnë përhapjen e kancerit të gjirit

Shëndetësia

Veprimet e vërtetuara shkencërisht se parandalojnë përhapjen e kancerit të gjirit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:59

Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit te gratë. 1 në 8 gra preket nga kanceri i gjirit, madje sipas statistikave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit raportohen rreth 246.660 raste të reja të kancerit të gjirit dhe më shumë se 50 mijë gra në vit vdesin nga kjo sëmundje dhe numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është një rritje.

Ndonëse kjo formë agresive e kancerit shoqërohet dhe shenja të hershme jo shumë femra janë të afta t’i kuptojnë këto sinjale, duke bërë që sëmundja të avancojë pa u ndaluar, mirëpo sipas një studimi të Institutit Kombëtar të Kancerit,

Veprimet e mëposhtme janë vërtetuar shkencërisht se parandalojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse:

-Ushqeni fëmijën me gji: Ushqyerja me gji lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit tek nënat.

-Kufizoni alkoolin: Vazhdojnë të shtohen të dhënat që tregojnë për lidhjen mes alkoolit dhe rrezikut të madh për zhvillimin e kancerit.

-Ndiqni një dietë të pasur në perime (sidomos karota): Duke ngrënë perime jo me bazë niseshteje, ushqime me karotenoide, si karotat dhe domatet, si dhe ushqime që janë të larta në kalcium, mund të ulni rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat