Vajrat esenciale nxisin rritjen e gjinjve tek meshkujt

Shëndetësia

Vajrat esenciale nxisin rritjen e gjinjve tek meshkujt

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:13
Ilustrim

Një lidhje në mes të rritjes anormal të gjinjve tek djemtë e rinj dhe vajrave esenciale, p.sh vaji livandës, është paraqitur në një studim të realizuar së fundmi.

Hulumtuesit kanë gjetur tetë kemikate që përmbajnë këto vajra të cilat ndërhyjnë tek hormonet. Studimi amerikan ka treguar se kemikatet përbërëse të vajrave nxisin estrogjenin dhe pengojnë tosteteronin.

Gynaecomastia është e rrallë dhe zakonisht nuk ka ndonjë shkaktar kryesor, mirëpo ka një numër të rasteve që lidhen me vajrat esenciale.

Jo të gjithë kanë reaksionin e njëjtë ndaj këtyre vajrave, megjithatë J.Tyler Ramsey, i cili është udhëheqës i studimit, ka paralajmëruar që të kemi kujdes me përdorimin e vajrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat