Marihuana po trajton kancerin – e provuan pacientët në SHBA

Shëndetësia

Marihuana po trajton kancerin – e provuan pacientët në SHBA

Më: 20 mars 2018 Në ora: 11:12
Foto Ilustrim

Një e katërta e pacientëve me kancer në SHBA kanë përdorur marihuanën si një trajtim brenda vitit të kaluar, thotë një studim i ri.

75 për qind janë duke hetuar drogën – por, shumica janë duke u kthyer në burime më pak zyrtare për të zbuluar përfitimet, në vend që t’u kërkojnë mjekëve të tyre.

Studiuesit po paralajmërojnë se është e rrezikshme që këta pacientë të konsultohen me njerëz jashtë profesionit mjekësor në lidhje me përdorimin e drogës.

Lajmi vjen në një kohë kur konsumatorët po ndjekin nga afër tregjet e marihuanës duke pasur parasysh legalizimin e drogës në 30 territore të SHBA.

Hulumtuesit e raportit po bëjnë thirrje për një ndryshim shoqëror në mënyrën se si pacientët e shohin marihuanën dhe u bëjnë thirrje mjekëve të kancerit të jenë në gjendje të flasin me pacientët e tyre rreth përfitimeve të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat