Sa i shëndetshëm është fluori? A duhet t’u këshillohet fëmijëve?

Shëndetësia

Sa i shëndetshëm është fluori? A duhet t’u këshillohet fëmijëve?

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:26
Foto Ilustrim

Fluori është po aq mirëbërës për kërcet e fëmijëve, sa edhe për kockat e të rriturve, nëse merret në dozat e duhura. Për çfarë shërben dhe ku gjendet? A është i detyrueshëm dhe i këshillueshëm për fëmijët? Cilat janë rreziqet e mbidozës dhe ç’duhet bërë në jetën e përditshme…

Për çfarë shërben

Roli i tij kundra karies është zbuluar në fillim të shek. XXtë.  Banorët e krahinave, ku uji përmbante fluor, nuk kishin gati fare karie. Në fakt, fluori forcon rezistencën e smaltit kundër sulmeve acide të ushqimeve. Së bashku me kalciumin, ai ruan strukturën e mirë kockore të skeletit.

Ku gjendet

Fillimisht te uji dhe çaji. Tjetër burim: kripa e jodizuar dhe fluorizuar. Industrialistët janë të autorizuar të shtojnë fluorur natriumi në kripën e gjellës, deri në 250mg/kg. Gati të gjitha ushqimet përmbajnë fluor, por në sasi shumë të vogla. Së fundi, pastat e dhëmbëve me fluor e mbrojnë drejtpërsëdrejti smaltin e dhëmbëve.

Është e detyrueshme që t’u këshillohet fëmijëve?

Pediatrët e rekomandojnë deri në moshën 12 vjeç, në formë pikash ose tabletash. Por, pas viteve 90, disa mjekë nuk e ndjekin më këtë tendencë, meqë raporti avantazh/rrezik ishte tepër i pakët.

Cilat janë rreziqet e mbidozës

Plotësuesit mjekues, konsumimi i ujit, kripës, dhe i pastave të dhëmbëve me fluor mund të shkaktojnë një mbidozë, që manifestohet me fluorozat (njollat e bardha) mbi dhëmbë.

Ç’duhet bërë në jetën e përditshme

Pediatrët dhe dentistët janë më të prirurit për të këshilluar një suplement plotesues për fëmijët tuaj. Mos përdorni vetëmjekimet. Ruajini pastat e dhëmbëve me fluor për fëmijët më shumë se 3 vjeç. Përpara, ata rrezikojnë shtimin e dozave të fluorit! Së fundi, duke ngrënë në mënyrë të ekuilibruar, keni shumë pak rrezik të vuani nga mungesa e fluorit.

Per moshat madhore, ne rastet e nevojshme, keshillohet 2 mg ne dite fluor. Ndersa sipas Shoqates Dentare Amerikane dhe Akademisë Amerikane te Pediatrisë, nga mosha 0-6 muajsh nuk eshte e nevojshme te merret suplement plotesues i fluorit, me pas rritet me miligrame per mosha te ndryshme.

Fluor 2

Nese uji juaj i pijshem permban nivele brenda normes te fluorit, atehere nuk eshte i nevojshem suplementi plotesues.

Nese trupi juaj ka nivele te larta te fluorit, ju mund te keni probleme serioze me shendetin, probleme me kockat dhe me helmimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat