Dy arsye pse fëmijët nuk po dalin nga shtëpia

Shëndetësia

Dy arsye pse fëmijët nuk po dalin nga shtëpia

Më: 31 mars 2018 Në ora: 17:12
Ilustrim

Arsyet më të shpeshta të fëmijëve se pse nuk po dalin jashtë që të luajnë janë moti me lagështi dhe frika se mos bëhen me baltë.

Sipas një anketimi që iu është bërë prindërve britanikë, janë po ashtu edhe lodhja dhe moti i ftohtë si arsyet tjera që fëmijët i kanë dhënë se pse duan që të qëndrojnë brenda.

Një në dhjetë fëmijë ka thënë që më përpara do të qëndronin brenda në mënyrë që ta shmangnin të bërit me baltë, apo prekjen e mikrobeve.

“Lojërat në ambientet e hapura janë mënyrë shumë e mire që të lidheni me fëmijën tuaj, njëkohësisht duke ua lejuar që ta përjetojnë ajrin e pastër dhe të aktiviteteve në ambient të hapura që i mundëson”, tha psikologja dhe zëdhënësja për Little Tikes, që kishte kryer këtë sondazh.

“Është e rëndësishme për prindërit që të ndihmojnë në të ushqyerit e një interesimi në ambientet e hapura te fëmijët e tyre – që të rriten dhe lulëzojnë – lojërat në ambiente të hapura mund të çojnë në mundësi shumë të mira për të mësuar dhe zbuluar, si dhe për të qenë një përvojë argëtuese e afrimit mes familjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat