Pesë sëmundjet më të shpeshta te fëmijët

Shëndetësia

Pesë sëmundjet më të shpeshta te fëmijët

Më: 5 prill 2018 Në ora: 19:19
Foto Ilustrim

Të kesh fëmijë është gjëja më e bukur në botë, por kur fëmija sëmuret atëherë nuk ka asgjë më të keqe se kjo.

Kur jeni vetëm në shtëpi mund të mbeteni të hutuar dhe të mos e dini se çka duhet të bëni. Ju sjellim disa sëmundje të zakonshme te fëmijët. Shikoni se cilat janë dhe herën tjetër të jeni të gatshme për to.

Diarreja

Kjo është një nga sëmundjet më të shpeshta nga e cila vuajnë fëmijët. Arsyeja për diarre mund të jetë alergjia ndaj ushqimeve të caktuara, intoleranca në ushqim, çrregullimet tretëse ose çfarëdo infeksioni tjetër. Në këtë rast duhet të merrni masa të caktuara preventive. Jepini fëmijës suaj një dozë sheqeri dhe ujë të kripur për të qëndruar të hidratuar. Nëse nuk ka përmirësim gjithsesi vizitoni mjekun.

Temperatura

Shumica e fëmijëve shpesh vuan nga temperatura. Arsye për temperaturë ka shumë (ftohja, infeksioni etj). Shumë prindër nuk e përfillnin temperaturën dhe e shërojnë me ilaçe shtëpiake, edhe pse kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së caktuar infektuese. Kjo mund të jetë e rrezikshme, prandaj është më mirë të orientoheni tek pediatri nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë.

Ftohja

Në shtëpinë në të cilën ka fëmijë, me siguri do të gjeni ilaçe për kollitje. Shumë fëmijë shpesh vuajnë nga ftohjet. Në shumicën e rasteve ky është ndonjë lloj i infeksionit virusal, i cili përcillet me rrjedhjen e hundëve, ndërsa ndonjëherë edhe me temperaturë. Kollitja e cila shfaqet me temperaturën e lartë mund të jetë treguese e gripit ose inflamacionit të mushkërive. Kjo po ashtu mund të jetë tregues e lehtë që fëmija juaj mund të bëhet astmatik.

Problemet me stomak

Problemet e stomakut siç është stomaku “nervoz”, kapsllëku, çrregullimet e tretjes etj., janë vetëm disa nga sëmundjet e zakonshme te fëmijët. Shumica e këtyre gjërave shfaqet sepse fëmijët fusin gjithçka në gojë. Kjo çon deri te infeksionet, dhe me këtë edhe deri te të gjitha problemet e stomakut. Nëse vëreni simptoma të tilla bashkë me temperaturën e rritur menjëherë shkoni në konsultime mjekësore.

Skuqja e lëkurës

Skuqja e lëkurës nuk mund të jetë gjithmonë rezultat i pelenave. Ajo po ashtu mund të jetë alergji ose problem i lëkurës. Edhe pse nuk është infektuese, skuqja e lëkurës është një nga sëmundjet më të shpeshta te fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat