Këto 3 lëvizje do të ju tonifikojnë trupin nga koka deri te këmbët

Shëndetësia

Këto 3 lëvizje do të ju tonifikojnë trupin nga koka deri te këmbët

Më: 22 prill 2018 Në ora: 22:23
Ilustrim

E tëra që ju nevoitet është një top për stërvitje…

Ekzistojnë tutoriale të ndryshme që ofrojnë ushtrime nga më të ndryshmet për çdo pjesë të trupit tuaj, ku mund ta bëni rutinë procesin e stërvitjes çdo mëngjes. Mos mendoni shumë, filloni të bëni hapin e tkurrjes së trupit!

Ja tri lloje lëvizjesh që mundësojnë tonifikimin e trupit tuaj;

Stërvitja “Prerja e drurit”

Funksionon për: gjoksin, krahët, shpinën, krahërorin, këmbët

Qëndroni me këmbët e mbledhura së bashku, duke mbajtur topin me të dy duart në gjoks. Merrni pozicionin në të djathtë duke ulur këmbën e djathtë ndërsa këmba e majtë prapa përderisa lëvizni edhe topin majtas-djathtas. Më pas ktheni pozicionin në anë të majtë, duke ulur këmbën e majtë përderisa lëvizni topin djathtas-majtas. Përsëriteni këtë ushtrim për një minutë, duke ndërruar anët.

Për ta lehtësuar: bëni hap në vend të kërcimit.
Për ta vështirësuar: bëni ushtrimet më shpejtë.

Pompa me anë të presionit të topit

Funksionon për: krahëror, gjoks, krahë

Filloni me pozicionin e shtytjeve apo pompave, dora e djathtë në top (majtas). Duke mbajtur krahët dhe vithet të shtrënguara, lironi gjoksin deri sa pjesa e sipërme e krahërorit të jetë paralel me dyshemenë (djathtas). Kthehuni majtas. Rrotulloni topin në të majtë dhe vendoseni dorën e majtë në top. Bëni pompa tjera për një përsëritje të ushtrimit. Gjithsej bëni tetë përsëritje.

Për ta lehtësuar: lëshoni gjunjët në dysheme.
Për ta vështirësuar: mbani pozitën poshtë deri në dy numërime gjatë pompave.

‘Squat’ apo gjunjëzim

Funksionon për: supe, shpinë, krahëror, këmbë

Qëndroni me këmbët e hapura, duke mbajtur topin lart (majtas). Ngadalë rrëshqitni te poshtë duke u gjunjëzuar, pastaj tërhiqeni sërish topin duke tërhequr me bërrylin e majtë lart (djathtas). Bëni squats dy herë, pastaj kthehuni në pozitën e mëparshme duke përsëritur sërish deri 8 herë gjithsej.

Për ta lehtësuar: shmangni përsëritjet.
Për ta vështirësuar: kur të ktheheni majtas, shtoni një kërcim gjatë stërvitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat