Si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut

Shëndetësia

Si të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut

Më: 23 prill 2018 Në ora: 18:06

Nëse e kontrolloni me kujdes tensionin e gjakut nëpërmjet një stili jetese të shëndetshme, mund të mos keni nevojë për ilaçe, ose mund t’i përdorni ato më rrallë se më parë.Këto janë mënyrat për uljen e tensionit të gjakut pa pasur nevojë për barna:

– Humbisni peshë dhe kontrolloni perimetrin e belit

Meshkujt janë më të rrezikuar nëse perimetri i belit është më i madh se 102 centimetra, kurse gratë janë më të rrezikuara nëse perimetri i belit është më i madh se 89 centimetra.

– Ndiqni një dietë të shëndetshme

Një dietë e shëndetshme, e pasur në drithëra, fruta, perime dhe produkte të bulmetit të ulëta në yndyra, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut me deri 14 mm Hg.

– Kufizoni kripën

Ulja e vogël e sodiumit në dietë mund të ulë tensionin e gjakut me 2-8 mm Hg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat