Mënyra më e mirë të përmirësoni memorien tuaj

Shëndetësia

Mënyra më e mirë të përmirësoni memorien tuaj

Më: 24 prill 2018 Në ora: 08:08
Ilustrim

Një hulumtim ka treguar që studentët të cilët mbajnë shënime në ligjërata kanë rezultate më të mira në teste se sa ata që nuk mbajnë, madje edhe kur pas ligjëratave nuk e kanë përsëritur, apo vetëm kalimthi kanë përsëritur lëndën.

Mirëpo, shënimet dhe përshkrimi i tekstit nuk janë njësoj – ata të cilët kanë mbajtur shënime në telefona apo kompjuterë, nuk kanë pasur rezultate të mira sa ata të cilët kanë mbajtur shënime gjatë tërë ligjëratës me laps në letër, thotë psikologu Kenneth Kiewra.

Pos për mësim, shënimi është i mirë edhe për shëndetin mendor, thonë ekspertët. Ata të cilët shënojnë telashet (problemet) e veta në atë mënyrë, pastrojnë mendjen e vet dhe zvogëlojnë stresin.

Ja disa mënyra të cilat do t’ju ndihmojnë që të përmirësoni memorien:

1. Shkarravitni , vizatoni… gjatë ligjëratave apo takimit afarist. Mbase do të dukeni joserioz, apo tregojani këtë tekst eprorëve dhe çdo gjë qo t’u jetë e qartë.

2. Shkruani listën e obligimeve: Blini kalendar për shënime, notesë, fletore me kapakë që ju pëlqejnë, laps që “shkruan mirë” dhe bëni planin, siç keni bërë dikur, para se telefonat dhe kompjuterët janë bërë “sekretarë” tanë.

3. Mbani ditar: Mjekët thonë që mbajtja e ditarit mund t’i kontribuojë shumë shëndetit tonë psikik dhe mendor. Posaçërisht nëse jeni harrestarë. Provoni, gjithsesi është edhe argëtuese.

4. Shkruani “falënderime”: para se të shkoni në krevat të flini gjumë, në një fletë të vogël se çka ju ka bërë posaçërisht të lumtur atë ditë dhe çka do të dëshironi të bëni ditën e nesërme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat