Sindromi i Zemrës së Thyer është i vërtetë: Po, mund të vdisni nga ndarja me partnerin!

Shëndetësia

Sindromi i Zemrës së Thyer është i vërtetë: Po, mund të vdisni nga ndarja me partnerin!

Më: 26 prill 2018 Në ora: 12:05
Ilustrim

Ndoshta ky është lajmi më i keq që e keni marrë së fundmi: duket se vërtet mund të vdisni nga zemra e thyer (pra nga ndarja me partnerin/ën).

Nëse veçse keni kaluar përgjatë një faze të dhimbshme të ndarjes, me siguri e mbani mend dhimbjen dhe mërzinë që ju kanë shoqëruar. Ndoshta edhe ju kanë bërë të ndiheni sikurse zemra iu është thyer në dysh.

Ky fenomen ndryshe njihet edhe si “sindroma e zemrës së thyer”, e njohur gjithashtu si kardiomiopatia e stresit, ndërkaq është zbuluar në vitin 1990 në Japoni.

Çfarë është Sindroma e Zemrës së Thyer?

Sipas Dr. Nicole Harkin, kardiologe, sindroma e zemrës së thyer shfaqet kur funksioni i pompimit të zemrës së një personi zvogëlohet përkohësisht për shkak të stresit fizik apo emocional.

Si pasojë e kësaj, dobësohet edhe pjesa kryesore e zemrës për pompimin e gjakut, pra ventrikuli i majtë.

Një zemër e thyer mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar sepse simptomat janë pothuajse identike me atë të sulmit të zemrës, ndërsa simptomat përfshijnë dhimbje gjoksi dhe probleme me frymëmarrje.

Çfarë e shkakton Sindromën e Zemrës së Thyer dhe kush vuan nga ajo?

Ndarjet dashurore janë një shkaktar i mundshëm, por edhe vdekja e një të familjari është shkaktar i kësaj sindrome.

Dr. Harkin thekson se kjo sindromë është më e zakonshme se ç’është menduar më parë, ndërsa tregon se sindroma më shumë i prekë gratë dhe të moshuarit.

A mund të vdisni nga Sindroma e Zemrës së Thyer?

Në raste të ndryshme, sindroma e zemrës së thyer mund të shpijë edhe në vdekje.

Veç kësaj, kjo sindromë mund të shkaktojë edhe efekte afatgjate në shëndetin e zemrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat