A mund të na shpëtojë ushqimi nga stresi?

Shëndetësia

A mund të na shpëtojë ushqimi nga stresi?

Më: 5 maj 2018 Në ora: 23:34
Ilustrim

Vetëm për gratë, ndërkohë që burri preferon ta luftojë me seks. Kështu rezulton nga një studim i kryer prej Northumbria University në Mbretërinë e Bashkuar, që konfirmon dallimin mes mekanizmave të adoptuara nga burrat dhe gratë për të luftuar stresin.

Studiuesit u kanë bërë një pyetësor 115 burrave dhe 250 grave, ku u kërkonin të tregonin strategjitë e trye në momente tensioni. Rezultoi se seksi dhe pornografia adoptohen nga 27% të burrave dhe nga vetëm 11% të grave, ndërkohë që me ushqimin rezultati përmbyset: më shumë se gjysma e grave e kërkon rehatinë në frigorifer, përkundër më pak se një të tretës së burrave.
Ha se të kalon

Kush zgjedh seksin për të luftuar stresin gjen ndihmë tek endorfinat që lëshohen gjatë aktit, që provokojnë një ndjesi kënaqësie, duke vepruar si ilaç natyror. Ndërsa kërkimi i ushqimit është pasojë e rritjes së vlerave të kortizolit, i njohur edhe si hormoni i stresit, në momente tensioni nervor: kortizoli lidhet me mbiprodhimin e insulinës, që e nxit organizmin që të dëshirojë ushqime të ëmbla, me kripë, me shumë kalori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat