Kur është mosha e duhur që fëmijët të hanë kivi për herë të parë, cilat janë përfitimet fantastike të këtij fruti

Shëndetësia

Kur është mosha e duhur që fëmijët të hanë kivi për herë të parë, cilat janë përfitimet fantastike të këtij fruti

Më: 5 maj 2018 Në ora: 23:41
Ilustrim

Sapo bebi mbush 6 muajsh ai mund të fillojë të provojë ushqimet e ngurta, por jo të gjitha ushqimet janë të përshtatshme për t'u filluar që në muajin e 6-të, ndaj është e rëndësishme për shëndetin e fëmijës të jeni të informuar në lidhje me ushqimet që ai mund të konsumojë.Prezantimi i parakohshëm i disa ushqimeve mund të shkaktojë alergji dhe shumë probleme të tjera tek një bebe. Një nga këto ushqime është edhe kivi, një frut që nëse prezantohet në kohën e duhur është shumë i shëndetshëm për bebet.

Kur mund t’ja prezantojmë kivin, bebit? Zakonisht kivi mund të prezantohet pas muajt të 8-të, por nëse bebi juaj ka shfaqur më parë alergji nga ushqime të ndryshme është mirë të prisni deri pas muajt të 10-të. Gjithashtu nëse ndonjë pjesëtar i familjes ka alergji nga kivi, konsultohuni me pediatrin tuaj përpara se t’ja ofroni atë bebit.

Përfitimet që ka bebi nga konsumimi i kivit:

1.Kivi është i pasur me vitamina C, A, fibra dhe antioksidantë. Një kivi përmban 230% të sasisë së rekomanduar të vitaminës C për bebe në ditë, gjë që ndihmon në zhvillimin e sistemit imunitar të bebit dhe rrit efikasitetin e absorbimit të hekurit nga ushqimi.
2.Kivi çliron konstipacionin si dhe ndihmon në luftimin e shumë sëmundjeve për shkak se është i pasur me antioksidantë.
3.Kivi përmbanë edhe fitonutrientë të cilët ndihmojnë në riparimin e ADN-së duke ofruar mbrojtje nga disa lloje kanceri.
4.Kivi besohet se mund të parandaloj astmën, të ulë nivelin e yndyrës në gjak dhe të reduktojë rrezikun e mpikses së gjakut.
5.Gjithashtu kivi është i pasur me hekur, kalçium, kalium, magnez dhe zink, dhe të gjitha këto janë shumë të nevojshme për zhvillimin normal të bebit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat