CRP, analiza për ata që ankohen nga zemra

Shëndetësia

CRP, analiza për ata që ankohen nga zemra

Më: 19 maj 2018 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Analiza e gjakut, CRP, mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut, duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm.

Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra rëndohet. Por tani një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetë njerëzish.

Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut, duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm.

Shkencëtarët besojnë se prekja e artereve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i proteinës reaktive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterinës është i ulët.

Përveç shmangies së duhanit dhe alkoolit, mbajtja e CRP nën kontroll bëhet përmes aktivitetit fizik dhe stilit të jetës së shëndetshëm.

Ekspertët e mjekësisë në Amerikë kanë vendosur t’ua sugjerojnë këtë lloj analize të gjithë pacientëve të rinj, të cilët ankohen nga zemra. Në të gjitha rastet personi nuk do të ketë asnjë efekt anësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat