Viagra dhe vaksina e gripit mund të trajtojnë kancerin

Shëndetësia

Viagra dhe vaksina e gripit mund të trajtojnë kancerin

Më: 20 maj 2018 Në ora: 17:39
Ilustrim

Kokteji i çuditshëm është tash duke u testuar në njerëz pasi uli sëmundjen deri 90 për qind gjatë testimit në minj.

Një kombinim i Viagrës dhe vaksinës së gripit mund të trajtojë kanceri, befasojnë gjetjet e studimeve të fundit.

Studiuesit kanadezë kanë testuar metodën në kancer të mushkërive dhe kanë parë një reduktim të sëmundjes për 90 për qind.

Studimi kishte sukses saqë tash ai do të testohet në 24 pacientë të prekur me kancer në stomak në spitalin në Otava.

Rebecca Auer nga Universiteti Otava thotë se nëse kjo do të ketë sukses te pacientët, atëherë kjo do të bëhet terapia e parë për të adresuar problemet me imunitet të shkaktuara nga operimi i kancerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat