Doni të jetoni shëndetshëm dhe të lumtur, ja në cilën orë duhet ta hiqni telefonin nga dora

Shëndetësia

Doni të jetoni shëndetshëm dhe të lumtur, ja në cilën orë duhet ta hiqni telefonin nga dora

Më: 20 maj 2018 Në ora: 23:09
Ilustrim

Nuk është më një sekret se qëndrimi në celular natën vonë nuk është një veprim i mirë, pasi mund të shkaktojë çrregullime serioze të gjumit. Por psikologët nuk janë mjaftuar me këtë fakt, prandaj ata kanë bërë një studim më të gjerë për këtë temë.

Psikologët studiuan rreth 91.000 njerëz të moshave të ndryshme. Studiuesit kuptuan se qëndrimi në telefon gjatë natës, përveçse prish gjithë sistemin e gjumit, tashmë krijonte çrregullime të ndryshme si depresioni, bipolaritet dhe neuroticizmin. Profesorët e Universitetit Glasgow janë të parët që bëjnë këtë studim. Ata u morën fillimisht me moshat 37-73 dhe më pas kaluan tek grupmoshat e tjera. I vendosen në duar disa aparatura të cilat i monitoronin 24 orë për 7 dite gjithë veprimtarinë. Rezultatet që dolën ishin të frikshme, sepse ata të gjithë vuanin nga çrregullimet e mësipërme.

Gjithashtu kur u morën me personat e grupmoshës së re 18-25 vjeç ata zbuluan se përveç çrregullimeve të sipërme, ata ishin kthyer dhe në “njerëz nate”, pasi ishin më aktiv dhe produktiv natën sesa ditën. Kjo gjë ndikonte shumë si në punë dhe shkollë ashtu edhe në problemet sociale. Plus, ata gjithashtu raportuan nivele më të ulëta lumturie dhe norma më të larta të vetmisë.

Studiuesit thanë se kjo gjë duhej të ndalonte sa më shpejtë, sepse nëse vazhdon do të përhapet kudo, dhe përveçse të gjithë njerëzit do të kenë çrregullime mendore, ekziston mundësia të dalin çrregullime të reja ende të pazbuluara, në sipërfaqe vetëm prej përdorimit të aparatit celular. Në fund të studimit, ekspertët rekomandojnë që pas orës 22:00, ju të mos merreni më asnjë sekondë me celularin tuaj nëse doni të keni jetë më të qetë dhe më të lumtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat