Çfarë paralajmëron shija metalike e gojës tek gratë shtatzëna, a është për t'u shqetësuar?

Shëndetësia

Çfarë paralajmëron shija metalike e gojës tek gratë shtatzëna, a është për t'u shqetësuar?

Më: 21 maj 2018 Në ora: 23:47
Ilustrim

Një nga simptomat kryesore të shtatzënisë është ndryshimi i shijes. Ndryshe quhet shija metalike në gojë e cila ndryshon në tremujorin e parë të shtatzanisë. është e vështirë të përshkruhet se çfarë është ekzaktëisht kjo shije. Më shpesh e ndjeni këtë shije pasi keni pirë ujë.

Kjo shije shkaktohet kryeisht nga hormonet në veçanti nga estrogjeni, i cili gjatë shtatzanisë rritet duke ndikuar në perceptimin e aromave dhe shijeve. Një tjetër shkak është vëllimi i gjakut duke shkaktuar edemë dhe fryrje.

Sipas hulumtimit shija metalike në gojë është shija tipike e një shtatzanie dhe duhet të zgjidhni ushqime që janë të mira për fëmijën në mënyrë që ta mbroni nga çdo gjë e dëmshme. Në momentin që ndiheni keq mirë është të kontaktoni me mjekun i cili do tu shpjegojë që kjo gjë është një simptomë shtatzanie dhe ska lidhje me sëmundje të tjera.

Për të eliminuar shijen metalike është e nevojshme të konsumoni ushqime me bazë uthulle, të tilla si turshi, xhenxhëfil. Gjithashtu mund të konsumoni patate me kripë dhe mollë jeshile. Pijet e rekomanduara janë lëng portokalli dhe limon.

Një “mashtrim” i vogël që mund ti bëni vetes është që gjithmonë pasi të konsumoni ushqim fusni në gojë një ushqim të ëmbël në mënyrë që tu zvogëlohet aroma e pakëndshme. Nëse doni që aroma e gojës mos të ketë shije të keqe përdorni çamçakëz pa sheqer.

Zakonisht shija metalike zbehet në tremujorin e dytë për shkak se është një periudhë ku hormonet janë më të stabilizuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat