Si të dallohen shenjat e goditjes në tru

Shëndetësia

Si të dallohen shenjat e goditjes në tru

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:07
Ilustrim

Goditja në tru është një gjendje tejet e rrezikshme ku ndërpritet qarkullimi I gjakut për shkak të bllokimit apo këputjes së enëve të gjakut.

Çdo vit rreth 800 mijë amerikanë vuajnë nga goditja në tru. Njohja e simptomave të kësaj gjendjeje është shumë e rëndësishme.

Si ta identifikoni goditjen?

Janë disa studime që janë kryer për të identifikuar shpejt nëse është duke ndodhur goditja.

Në vijim janë dy shenja që tregojnë për sulmin:

Fytyra e personit zakonisht lëshohet me një anë, duket sikur një përpjeke për buzëqeshje. Në shumicën e rasteve vërehet asimetria, sepse njëra pjesë e trupit veçse paralizohet.

Gjatë goditjes njeriu nuk mund t’i ngritë krahët, pasiqë njëri nga ta do të bie përsëri poshtë. Sulmi mund të shkaktojë dobësim të përnjëhershëm të dobësisë. Njeriu po ashtu mund të humbë komplet baraspeshën dhe të rrëzohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat