Shikoni çfarë i shkaktojnë alergjitë e stinës, shëndetit tuaj

Shëndetësia

Shikoni çfarë i shkaktojnë alergjitë e stinës, shëndetit tuaj

Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:50
Shikoni çfarë i shkaktojnë alergjitë e stinës, shëndetit tuaj

Stina e ngrohtë e pranverës vjen bashkë me efektet e saj negative. Miliona njerëz vuajnë nga alergjitë sezonale.

Përveç simptomave të përgjithshme , duke përfshirë bllokimin, teshtitjen, kruajtjen, sytë e lëngëzuar dhe problemet e frymëmarrjes, mund të keni vërejtur se jeni shumë më të lodhur se zakonisht gjatë sezonit të alergjisë. Madje edhe kur nuk merrni ilaçe të tilla si Benadryl për të lehtësuar simptomat.

Pra alergjitë janë përgjegjëse për lodhjen tuaj. Kështu shprehet edhe Dr. Tania Elliott, një mjeke. ‘Qelizat alergjike gjithashtu shkaktojnë rritjen e lëngjeve dhe inflamacioneve në sinuset tuaja, të cilat mund të shkaktojnë presion të fytyrës, dhimbje koke dhe lodhje”, shpjegon Elliott.

Vështirësia e frymëmarrjes çon në ndërprerje të gjumit dhe në gjumin e shqetësuar.

“Kjo vështirësi frymëmarrje është shkaktuar nga shtrëngimi i rrugëve të frymëmarrjes nga zgavrat e hundës të mbingarkuara- një rezultat i drejtpërdrejtë i reaksionit inflamator të ekspozimit ndaj alergeneve”, thotë Elliott.

Dhëmbëzimet hundore të mbingarkuara që janë përgjegjëse për këto ndërprerje të gjumit mund të shkaktohen nga alergjitë në natyrë dhe brenda shtëpisë.

“Besoni apo jo, shumë alergji të brendshme si merimangat e pluhurit dhe myku – priren të vendosen në dhomën e gjumit”, thotë Elliott.

Për më tepër, marimangat e pluhurit shpesh jetojnë në shtratin tuaj, prandaj nuk është çudi që kaq shumë njerëz zgjohen me alergji duke u ndjerë krejtësisht të lodhur.

Për ata që vuajnë nga alergji me qilima në dhomat e tyre të gjumit, Elliott sugjeron që të hiqen qafe të gjithë qilimat.

Elliott sugjeron spray nazale të steroideve. “Ata veprojnë në vendin e simptomave të alergjisë, pasazhet tuaja të hundës dhe do të minimizojnë ngjeshjen, ënjtjen dhe do t’ju ndihmojnë të merrni frymë më mirë”, shpjegon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat